Cila është makina më e mirë për ty?
E keni menduar ndonjë herë se cila është një makinë e mirë bazuar në aktivitetet që ju kryeni?
Le ta zbulojmë!
Dëshiron diçka praktike dhe pa shumë shpenzime, apo nuk e ke shumë problem për sa kohë ti i merr mbrapsht ato që paguan?
Kush tha që kam problem të paguaj para për diçka që më bën të nidhem mirë? Një jetë kam!
Sa më pak të mundet!
Nuk e kam problem, po as nuk dua të shpenzoj pafund!
Nuk dua të shpenzoj shumë, por nuk dua të marr as diçka të lirë.
Nuk e kam problem të shpenzoj, por nuk dua të shpenzoj shumë çdo ditë që e përdor.
Sa e zënë është një ditë e jotja normale.
E marr me terezi.
Aktive, por nuk jam në lëvizje gjithë kohës.
Jam në takime dhe në lëvizje ndonjë herë deri pasdite vonë.
Zgjohem herët, më duhet të bëj gjithçka gati që të mos shqetësohem më gjatë ditës.
Lëviz shpesh dhe urrej të kërkoj gjithandej për vend parkimi.
Me kë dëshironi të udhëtoni në fundjavë dhe ku?
Me gruan dhe fëmijët, ndonjëherë edhe prindërit diku për dreke ditën e Dielë
Me vetëm 1 njeri tjetër. Dua lirinë time dhe të shijoj rrugët dhe natyrën.
Me një grup shoqëror, ndoshta në jug, ndoshta diku tjetër, vetëm brenda në qytet jo!
Ndonëse e Dielë më duhet ta ha një drekë të mbyllur sot sepse nuk i mbyll dot të gjitha takimet gjatë javës.
Kush rri del! Ohu, dua të rri në shpi. Të bëj drekën.
Me njerëzit e mi të afërt. Pastaj e zgjedhim, a do të socializohemi me të tjerë apo jo.
Çfarë lloj pushimesh preferoni?
Në ndonjë resort mundësisht jashtë Shqipërisë. Nuk e dua makinën gjithmonë me vete.
Nuk ka rëndësi thjeshtë dua të udhëtoj diku. Nuk dua të ndahem nga makina.
Si fillim në jug. Po pastaj ndoshta ikim edhe diku tjetër.
Në jug. Kemi goxha njerëz për ti takuar sërisht!
Dua ta bëj vetëm kilometra. Të shikoj dhe shijoj vende të reja.
A je person social dhe a njeh shumë njerëz?
Më pëlqen të njoh gjithmonë njerëz të rinj.
Po, por me masë, nuk mund të socializohem me të gjithë. I dua pak te standartit tim.
Boll njohim, çna duhen të tjerë!
Jam por jo shumë, por jam i hapur.
Të pëlqen që herë pas here të dalësh nga e zakonshmja?
Po! Çdo ditë a mundet?
Herë pas here po.
Meh...ndoshta ndonjë herë po.
Jo, jam rehat keshtu si jam.
Audi A8
Ti ke një jetë të ngarkuar dhe plot punë e takime ndaj të duhet një makinë e cila tregon prestigj, ka teknologji të fjalës së fundit dhe konforti është në maksimum.
Audi R8
Ty të zien gjaku dhe adrenalina është ajo që ti kërkon gjatë gjithë ditës! Për ty është e mundur të ndalosh vetëm për karburant.
Skoda Scala
Ti je praktik dhe eknomik. Të pëlqen ti kesh gjërat funksionale por njëkoësisht të bukura, dhe të gjitha këto pa e zbrazur llogarinë tënde bankare.
Volkswagen Touran
Ti je person familjar dhe dëshiron që të kesh një makinë për të gjitha, jo vetëm për kryer punët e përditshme por edhe për të mos paguar para për dërgesën kur blen elektroshtëpiaket.
Seat Tarraco
Ti do të jesh i sigurtë dhe të përpiqesh të gjesh balancën midis ekonomisë, funksioneve të makinave premium si dhe të prakticitetit të pakushtëzuar.
Volkswagen Golf
Ti je praktik. Kërkon të ruash edhe ekonominë por njëkohësisht dëshiron që teknologjia e fundit të jetë gjithmonë pranë teje.
Skoda Kamiq
Ti do një makinë që ti kryesh të gjitha, duke mos harxhuar shumë para, të dukesh bukur, por edhe të mos mendohesh 2 herë përpara se të udhëtosh.
Audi Q3
Ti dëshiron që gjithçka rreth teje të jetë premium, brenda një llogarie bankare me limit.